Opoja.net

Krasniqi e fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian 2020 në Pragë

Sport
Krasniqi e fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian 2020 në Pragë

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian 2020 në kategorinë deri në 48 kilogramë, pasi e mposhti xhudisten franceze Melanie Clement.

Krasniqi ishte fantastike duke e fituar finalen për medaljen e bronztë në Pragë të Republikës së Çekisë, pasi e hodhi në dysheme francezen dhe e detyroi të dorëzohej.

Kjo është medalja e dytë për Krasniqin në Kampionat Evropian, pas të argjendtës që e kishte fituar në vitin 2018 në Tel Aviv të Izraelit.

24-vjeçarja po shpresonte të shpallej kampione evropiane dhe shihej si favorite, por u befasua nga francezja tjetër, Shirine Boukli, e cila e mundi në çerekfinale.

Rundin e parë Krasniqi e kaloi pa luftë, ndërsa çerekfinalen e arriti pas fitores kundër Aisha Gurbanlin në luftën e parë të saj në këtë Evropian.

Pas humbjes në çerekfinale, ajo u plasua direkt në gjysmëfinale për medaljen e bronztë, ku e mundi rusen Irina Dolgova për një vend në finale.

Ndaj Clement, Krasniqi fitoi pa shumë telashe dhe pas pak më shumë se një minute, kur e hodhi në dysheme dhe fitoi me dorëzim.

Ndërkohë, ditë e pafat ishte për Loxhën.

Loxha në luftën e dytë u mposht nga medalistja e bronztë e botës Julia Kopalczyk me një ëaza-ari. Loxha në raundin e parë në kategorinë deri 57 kilogramë e kishte mposhtur ukrainasen Mariia Skora.

Nesër garon Loriana Kukan ë kategori deri 78 kilogramë.

The post Krasniqi e fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian 2020 në Pragë appeared first on FaktePlus.

Nuk këndellet Arsenali, mundet edhe nga Wolves

Kushtrim Guraj

Me një super-organizim të apasionuarit e veturave festojnë “28 Nëntorin”, në Dragash

Opoja.net

Barcelona e feston ditëlindjen e 121-të me fitore madhështore kundër Osasunës

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net