Opoja.net

Krimet ekonomike i hyjnë UP-së

Kosova
Krimet ekonomike i hyjnë UP-së

Departamenti i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës është duke zhvilluar hetime në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” nën dyshimet për korrupsion pas raportimeve të “Zërit” për keqpërdorim të konkursit për pranimin e stafit akademik

Departamenti i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka nisur hetimet ndaj drejtuesve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Sipas burimeve të gazetës hetimet po zhvillohen duke u bazuar në dyshimet për korrupsion në këtë Universitet, ku, siç i është bërë e ditur gazetës, Policia po e merr në pyetje palën e dyshuar, por edhe atë të dëmtuar.

Hetimet nga Krimet Ekonomike kanë filluar duke u bazuar në një shkresë, të cilën Agjencia Kundërkorrupsionit (AKK) ia ka dërguar Policisë së Kosovës.
“Rasti me të gjitha provat e mbledhura, më datë 22.02.2017, është përcjellë në Drejtorinë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion – Policia e Kosovës për procedim të mëtutjeshëm”, thuhet në shkresën e AKK-së të siguruar nga “Zëri” .

Loading...

Mos i humb

Mesazhi i fundit si kryeministër: Kjo është qeveri e paligjshme, kjo është qeveria koti

Opoja.net

Ndalet tregtia Kosovë – Serbi

Opoja.net

Parashikimi i motit për sot

Opoja.net

Disa nga masat që duhet respektuar në momentin që fillojnë udhëtimet me avion

Opoja.net

Në Prizren, ​54 raste aktive me coronavirus, 32 persona presin rezultatet gjatë ditës

Opoja.net

Raporti i UNDP: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Vjosa Osmanit, Albin Kurti në vendin e dytë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net