Opoja.net

Kriza e koronavirusit, Messi me shokë marrin vendimin që duhet duartrokitur

Sport
Kriza e koronavirusit, Messi me shokë marrin vendimin që duhet duartrokitur

Koronavirusi ka prekur edhe botën e futbollit.

Messi me shokë s’do të marrin rroga derisa edhe futbolli t’i kthehet normalitetit

Ndërprerja e futbollit për shkak të koronavirusit pritet të lërë pasoja ekonomike te klubet, por Barcelona duket se ka gjetur zgjidhjen për të minimizuar sadopak dëmet, pasi ka vendosur të ndërpresë pagat e lojtarëve për periudhën që nuk luhet futboll.

Pas një takimi të presidentit Josep Bartomeu me senatorët e skuadrës, si Lionel Messi, Pique, Busquets e Sergi Roberto, është vendosur që të aplikohet ndalja e pagave, ndërsa kjo skemë do të aplikohet vetëm te skuadra e parë, raportojnë mediat spanjolle.

Megjithatë para se të aplikojë këtë vendim te skuadra e tij, presidenti Bartomeu ka planifikuar edhe një takim me Shoqatën Europiane të Futbollistëve dhe UEFA-n, për të gjetur një skemë homogjene për të gjithë skuadrat në Europë, pasi të gjithë klubet kanë nevojë për një farë kursimi, në këto momente të vështira.

Ka më shumë se një javë që tashmë është paralizuar sporti, ashtu si pothuajse gjithçka tjetër në botë, për shkak të koronavirusit.

Loading...

Mos i humb

Xherdan Shaqiri mund të transferohet te klubi i njohur spanjoll

Opoja.net

Inter dhe Real Madrid në ‘luftë’ për mbrojtësin e kombëtares shqiptare

Opoja.net

Messi apo Ronaldo? Kaka befason me përgjigjen

Opoja.net

Klubi gjerman e shndërron stadiumin në spital të përkohshëm

Opoja.net

Ky pritet të jetë transferimi i parë i Barcelonës

Opoja.net

Presidenti i UEFA-s tregon çka mund të ndodhë me këtë sezon të futbollit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net