Opoja.net

Kryediplomatja me falënderim të veçantë për shtetet që nuk ndryshuan qëndrimin për njohjen e Kosovës

Kosova
Kryediplomatja me falënderim të veçantë për shtetet që nuk ndryshuan qëndrimin për njohjen e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një takimin virtual me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Aviacionit të St. Kitts dhe Nevis, Mark A. G. Brantley.

Kryediplomatja ka shprehur konfirmimin për rigjallërim të marrëdhënieve me shtetet njohëse, me theks të veçantë, ato shtete që nuk ndryshuan qëndrim ndaj shtetësisë së Kosovës, pavarësisht presionit.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

“Në takimin virtual sot me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Aviacionit të St. Kitts dhe Nevis, Z. Mark A. G. Brantley, konfirmova angazhimin tonë për rigjallërimin e marrëdhënieve me të gjitha shtetet njohëse, e veçanërisht me ato që nuk ndryshuan qëndrimin parimor për njohjen e Kosovës pavarësisht presionit të jashtëzakonshëm.”, ka theksuar Haradinaj-Stublla.

Shefja e diplomacisë kosovare, ka falënderuar shtetin e St.Kitts dhe Nevis për mbështetjen ndaj Kosovës, duke shprehur gatishmërinë e plotë për thellimin e bashkëpunimit bilateral, me theks të veçantë në fushën e turizmit.

“E falënderova homologun për mbështetjen e vazhdueshme të St. Kitts dhe Nevis për Kosovën, dhe e sigurova për gatishmërinë tonë për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe në temat e interesit të përbashkët si bashkëpunimi ekonomik dhe turizmi.”, ka përfunduar kryediplomatja Haradinaj-Stublla.

The post Kryediplomatja me falënderim të veçantë për shtetet që nuk ndryshuan qëndrimin për njohjen e Kosovës appeared first on FaktePlus.

Rrëfimi i ish ushtares së UÇK-së nga Lezi i Prizrenit, Gjylsere Berisha

Opoja.net

Ministria e Financave ekzekuton pagesa masive për rimëkëmbjen ekonomike

Kushtrim Guraj

Shteti furnizohet me material për letërnjoftim e pasaporta

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net