Opoja.net

Kryeministri Hoti: Po punoj shumë fortë për njohje reciproke me Serbinë

Sport
Kryeministri Hoti: Po punoj shumë fortë për njohje reciproke me Serbinë

Kosova pret që dialogu me Serbinë të përmbyllet me njohje reciproke mes dy vendeve.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti thotë se është duke punuar fortë për njohje reciproke me shtetin serb.

Kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka nënshkruar një marrëveshje paqeje me shtetin fqinj Serbinë, për të riparuar plagët e luftës së fundit, beson se është koha për lajme të mira duke shkuar drejt paqes për të dyja shtetet.

Në një intervistë me Agjensinën e lajmeve të Emirateve të Bashkuara (WAM), Hoti theksoi se Kosova është borxhlike ndaj SHBA’së për të gjitha ndihmat që iu janë dhënë si dhe për marrëveshjen e normalizimit me Serbinë, raporton Gazeta Express.

“Ne jemi borxhlinjë ndaj SH.B.A. për çdo ndihmë që na është dhënë, si për marrëveshjen për normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë, dhe për njohje reciproke si shtete të pavarura dhe sovrane në kufijtë aktualë “, ka thënë Hoti.

Duke komentuar njohjen e Izraelit kryeministri Hoti theksoi se “Kosova është një vend demokratik laik ku të gjitha fetë mbrohen nga kushtetuta dhe ligjet. Shumica e popullsisë është muslimane, dhe ne kemi marrëdhënie shumë të mira me Izraelin dhe shtetet tjera arabe”.

Hoti thotë tutje se Kosova ka ndërthurur relacione shumë të mira me shtetet arabe, ku realiteti në këto kohë e ka inkurajuar Kosovën që të të vendos marrëdhënie diplomatike me shtetet arabe dhe Izraelin.

Kryeministri Hoti beson se Ballkani dhe Lindja e Mesme mund të arrijnë paqen e përhershme.

“Marrëveshja për normalizimin ekonomik midis dy shteteve fqinje është një procedurë shumë e rëndësishme, por për të arritur paqen dhe një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik midis dy vendeve duhet njohje reciproke”, ka thënë kryeministri.

I pari i ekzekutivit tha se po punon me përkushtim të madh për të arritur njohje dhe paqe të ndërsjellt mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne besojmë plotësisht se çdo marrëveshje e jona zyrtare midis dy vendeve është me rëndësi për të ardhmen e Kosovës. Angazhimi ynë në dialogun e udhëhequr nga BE është shumë serioz në mbështetje plotë dhe koordinim të fortë me SH.B.A.e cila është partneri më strategjik i Kosovës.

Në fund Hoti tha se Kosova ka marrëdhënie shumë të mira me shtetet tjera fqinje, duke përfshirë Shqipërin, Malin e Zi, dhe Maqedonin e Veriut.

U zhvillua ndeshja revyale për nder të 28 Nëntorit ndërmjet Veteranëve të futbollit dhe FSK-së

Opoja.net

Urimi i kapiteni legjendar për 28 Nëntor

Kushtrim Guraj

Vendimet e fundit të Komisionit Disiplinor, e pësojnë Trepça ’89, Llapi dhe Feronikeli

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net