Kryeministri i Izraelit dërgon letër në Prishtinë, mësohet përmbajtja e saj

Kosova
Kryeministri i Izraelit dërgon letër në Prishtinë, mësohet përmbajtja e saj

Netanyahu dërgon letër në Prishtinë, kjo është përmbajtja e saj.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është drejtuar qytetarëve të Kosovës dhe komunitetit hebrenj në Kosovë, me rastin e vitit të ri hebraik.

Ishte paralajmëruar një videomesazh i Netanyahut në Prishtinë, por organizatorët e festës me për vitin e ri hebraik, kanë thënë se kjo s’ka mundur të realizohet për shkak të dallimit të zonave të ndryshme kohore.

Megjithatë, kryeministri izraelit i është drejtuar kosovarëve me një letër.

Ai ka thënë se zhvillimet e fundit, pra vënia e raporteve diplomatike, mes Kosovës dhe Izraelit nisin një epokë të re të bashkëpunimit mes dy popujve.

“Në këtë Vit të Ri, e zgjat dorën time të miqësisë për popullin e Kosovës. Zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të jetë një fillim i një epoke të re nga e cila do të përfitojnë popujt e dy vendeve. Jam optimist se mund të arrijmë aq shumë duke punuar së bashku dhe është shpresa ime e sinqertë se do ta shohim këtë të realizohet. E vlerësoj thellësisht angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit hebraik në Kosovë për të na bërë më afër”, thuhet në letrën e Netanyahut.

10 përqindëshi nga Trusti kur mund të tërhiqet?

Opoja.net

Vjen reagimi nga komuna e Kamenicës pas ndërhyrjes së Njësisë Speciale në Karaçevë

Opoja.net

Njësitë Speciale të Kosovës futen në Karaçevë

Opoja.net

950 zyrtarëve do t’u hetohet pasuria, Presidenti Thaçi në mesin e tyre

Opoja.net

Humb jetën tragjikisht djali i dëshmorit nga Deçani

Opoja.net

Gjysma e qytetarëve do të mund të tërheqin nga Trusti mesatarisht vetëm 31 euro

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net