Kryeministri Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, Michele Risi

Kosova
Kryeministri Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, Michele Risi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim për herë të dytë brenda një jave Gjeneral Major, Michele Risi, Komandant i KFOR-it në Kosovë dhe këshilltarin e tij politik, Andrea Angeli, me të cilët diskutoi mbi gjendjen e sigurisë në vend me rastin e përhapjes së virusit Corona dhe masave më të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë COVID 19.

Komandanti Risi, përderisa u deklarua mirënjohës për bashkëpunimin mes Qeverisë dhe KFOR-it, po ashtu shprehu gatishmërinë për të thelluar atë.

Ai nënvizoi se përballë sfidës me të cilën po ballafaqohemi, bashkëpunimi ndërinstitucional është i patjetërsueshëm dhe se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët.

Përfundon aksioni i Njësisë Speciale në Karaçevë, 17 policë të prangosur

Opoja.net

Cili ishte reagimi i Presidentit Thaҫi për aksionin e Njësisë Speciale të Kosovës në Karaçevë?

Opoja.net

Ministri i Brendshëm disa orë para aksionit në Karaçevë: Kurti e pengoi aksionin në Karaçevë

Opoja.net

10 përqindëshi nga Trusti kur mund të tërhiqet?

Opoja.net

Vjen reagimi nga komuna e Kamenicës pas ndërhyrjes së Njësisë Speciale në Karaçevë

Opoja.net

Njësitë Speciale të Kosovës futen në Karaçevë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net