Opoja.net

Kryeministri Rama merr post të ri

Shqipëria
Kryeministri Rama merr post të ri

Kuvendi miratoi këtë të hënë dekretin e Presidentit Ilir Meta për emërimin e Kryeministrit Edi Rama në postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 77 vota pro dhe një abstenim miratimin e dekretit presidencial për shkarkimin e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, e me 78 vota edhe emërimin e kryeministrit Edi Rama në postin e kryediplomatit.

Këto ndryshime u dekretuan disi me vonesë nga Presidenti Ilir Meta, pasi më herët çështja e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme u veçua nga ndryshimet e tjera të kabinetit qeveritar, për shkak të refuzimit për dekretim të propozimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë, raporton tch.

Pas votimit të këtyre dekreteve, janë miratuar edhe pr.ligjet e tjera në agjendën e punimeve të seancës së parë plenare për sesionin e ri parlamentar.

Mos i humb

Shqipëria përsëri goditet nga një tërmet

Opoja.net

Sërish tërmet: Lëkundje të forta godasin Shqipërinë, magnituda 4

Opoja.net

105 të plagosur nga tërmetet në Shqipëri, tre në gjendje serioze

Opoja.net

Vazhdojnë tërmetet pas mesnate, Shqipëria goditet edhe tri herë

Opoja.net

Tërmetet në Shqipëri, shkon në 25 numri i të lënduarve

Opoja.net

New York Times: Tirana, parajsa e radhës e arritshme evropiane

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net