Opoja.net

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ushtron detyrën e Presidentes pas dorëheqjes së Thaçit

Kosova
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ushtron detyrën e Presidentes pas dorëheqjes së Thaçit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje pasi Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij, ndërkaq sipas Kushtetutës së Kosovës, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do ta ushtrojë detyrën e presidentes deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Neni 90 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës parasheh rastin kur vendi është në mungesë të përkohshme të Presidentit, ku parashihet që ushtrues i detyrës së Presidentit të jetë Kryetari/ja e Kuvendit.

“Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin 90 të Kushtetutës së Kosovës.

Kjo do të thotë se postin e presidentes do ta ushtrojë, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo deri më tani nuk është deklaruar për medie, as për aktakuzat e as për dorëheqjen e presidentit.

Sipas Kushtetutës, Osmani do të mund ta ushtrojë detyrës si presidente për më së shumti gjashtë muaj.

“Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj”, thuhet në Kushtetutë.

Më poshtë keni të plotë Nenin 90 të Kushtetutës së Kosovës:

Neni 90 [Mungesa e Përkohshme e Presidentit]

Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit.

Në rast se nuk ka ndodhur kalimi vullnetar i përgjegjësive, Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me konsiliumin mjekësor, me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve vendos nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është përkohësisht i paaftë për të ushtruar përgjegjësitë e veta. Kryetari i Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës derisa ajo/ai të bëhet i aftë që të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive të Presidentit.

Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj. /Telegrafi/

OKB-ja kërkon 35 miliardë dollarë për mbështetje financiare për vitin 2021

Kushtrim Guraj

Mblidhet Komisioni për Buxhet, tentimi i radhës për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje

Opoja.net

Mbi 13 mijë raste aktive me koronavirus, paralajmërohen masa para festave të fundvitit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net