Kryetari i komunës Shaban Shabani uron mësuesit për ditën e tyre

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Urimi i kryetarit të komunës Shaban Shabani

Në mars të vitit 1887 në Korçë u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe. Kështu që nga ajo ditë, 7 Marsi festohet në mbarë hapësirën ku ka shqiptarë si Dita e Mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.
Nga ajo kohë u këputën prangat e mosdijes, inferioritetit dhe filloi të rrezonte drita e lirisë, dhe shkollimi i çdo të riu e të reje.
Mësimet e mësuesve janë udhërrëfyes për rrugën e fëmijëve tanë, për të ardhmen dhe për jetën e tyre.
7 Marsi është dita e vetme e cila i kushtohet mësuesit. Kjo është një ditë e shenjtë për të falënderuar mësuesit, për të gjithë të mirat dhe vështirësitë që i kalon dhe i ka kaluar për të ushtruar detyrën e tij fisnike.
Në këtë ditë ne ju nderojmë Ju, për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë, po jepni e do të jepni, për mësimin dhe edukimin e brezave te ardhshëm.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-