Opoja.net

Kryetari i OVL e UÇK-së: Specialja po e sulmon direct UÇK-në, jo vetëm Thaçin dhe Veselin

Kosova
Kryetari i OVL e UÇK-së: Specialja po e sulmon direct UÇK-në, jo vetëm Thaçin dhe Veselin

Ngritja e aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit nga prokuroria Speciale ka nxitur reagime të shumta te veteranët e UÇK-së.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, në një linjë direkte përmes telefonit në Pressing të T7, ka thënë se Gjykata Speciale po e sulmon direkt UÇK’në, e jo vetëm presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.

“Ne kemi kaluar nëpër shumë gjykata të ngjashme deri tash si ajo e UNMIK’ut, EULEX’it dhe e Hagës. E tash përmes Gjykatës Speciale po sulmohet UÇK’ja direkt, dhe jo individët, sepse Thaçi dhe Veseli janë koka e UÇK’së”, është shprehur Gucati.

Tutje, ai tha se dëshmitarët mbi dëshmitë e të cilëve janë ndërtuar aktakuzat nga Prokuroria Speciale, janë persona që pretendojnë të dalin në perëndim.

“Akuzat janë ngritur nga dëshmitarë të rrejshëm, me qëllim që të dalin në perëndim”, ka thënë Gucati.

Gucati gjithashtu tha se deri më tash, Gjykata Speciale ka thirrur rreth 273 veteranë të luftës.

“Gjykata Speciale deri tash ka thirrur 273 veteranë të luftës së UÇK’së”, shtoi Gucati.

Loading...

Mos i humb

Qytetarët të shqetësuar, publikohen pamjet të reja të xhandarmërisë serbe duke patrulluar në Kosovë

Opoja.net

Do të sanksionohen personat që thonë se nuk ka virusi, vjen reagimi nga Labi

Opoja.net

Situata me koronavirus në vendin tonë: 3.961 raste aktive dhe 303 të vdekur, mbi 400 pacientë të hospitalizuar

Opoja.net

Ministri i Shëndetësisë nesër do të vizitoi Bujanocin dhe Preshevën

Opoja.net

Votohet në shqyrtim të parë projektligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19

Opoja.net

Komuniteti ndërkombëtar, i brengosur lidhur me projektligjin për UÇK-në

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net