Kryetari Shabani: 15 Qershori ditë shprese e gëzimi, kur nga Komuna jonë u larguan forcat serbe

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Në Dragash sot u mbajt akademia solemne, për nder të 15 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Dragashit. Në sallën e KK të Dragashit, ku u mbajt akademia, morën  pjesë përfaqësues komunalë, familjarë të dëshmorëve të rënë nga Komuna e Dragashit, veteranë të UÇK-së, përfaqësues nga Bashkësia Islame e Dragashit, KFOR-i, Policia e Kosovës e të tjerë.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kreu i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, theksoi se Dita e Çlirimit të Dragashit, 15 Qershori i vitit 1999, ishte një ditë gëzimi dhe shprese për Dragashin, pasi që forcat ushtarake dhe paramilitare serbe u larguan nga ky qytet.

“15 Qershori ishte konkretizim i përpjekjeve dhe sakrificave të qytetarëve tanë, të bijve dhe bijave të tij më të mirë, një pjesë e të cilëve dhanë jetën për idealin e ndritur të lirisë’’, ka thënë i pari i Komunës së Dragashit në akademinë  e sotme solemne.

Kryetari Shabani ka shtuar se “tek qytetarët tanë u rikthye shpresa për një jetë më të lumtur dhe liri të plotë’’, duke theksuar se ‘’Dita e Çlirimit të Komunës sonë do të mbetet përjetësisht ditë nderimi për ata që flijuan jetën e tyre, ata që luftuan dhe ata që na mbështetën në realizimin e aspiratave për liri e pavarësi.”/Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-