Kryetarit të Dragashit i mbetet pasuria e njëjtë, tani merr pagë 1278 euro

Kosova
Kryetarit të Dragashit i mbetet pasuria e njëjtë, tani merr pagë 1278 euro

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Pasuria e tij nuk është shtuar e as nuk është pakësuar që nga momenti kur ai ka marrë postin e të parit të Dragashit.

I vetmi dallim është paga e tij, që tani si kryetar komune e ka në vlerë prej 1278 euro. Ndërsa më parë si kryesues i Kuvendit Komunal ai merrte 590 euro.

Në deklaratën zyrtare të dërguar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, i pari i Dragashit ka deklaruar një pasuri modeste, transmeton Opoja Sot.

Deklarata e cila mbanë datën 27 mars 2018, tregon pasurin e Shaban Shabanit, i cili përveç pagës si kryetar i Komunës së Dragashit, nuk ka të ardhura tjera.

Shabani ka deklaruar si pasuri në pronësi të tij, një shtëpi me sipërfaqe tre ari, me vlerë prej 30 mijë euro.

Pasuri tjetër e paluajtshme e të parit të Dragashit është edhe toka prej dy hektarëve, që ashtu si edhe shtëpia është pasuri e trashëguar.

Toka në pronësi të Shabanit është llogaritur nga ai të ketë vlerën prej 12 mijë eurove.

Shabani nuk ka detyrime financiare ndaj askujt, por nuk ka as para kesh të kursyera në ndonjë bankë./Opoja Sot/

Zemaj: Po shqyrtohet mbyllja e kufijve dhe kufizim i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19

Opoja.net

Pandemia dëmtoi rëndë edhe Byronë Kosovare të Sigurimit

Kushtrim Guraj

Rritja e rasteve me COVID 19, mësimi në Kosovë po vazhdon në dy variante

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net