Ku do ta vazhdojë karrierën “mjeshtri i golave”?

Opoja Sport

Futbollisti Ditëlind Reshiti sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i Ligës së Dytë A të Kosovës.

Ai u cilësua si “mjeshtri i golave” pasi që në dy sezonet e fundit në këtë Ligë si qendërsulmues dhe kapiten i KF Opoja, shënoi 46 gola, duke u renditur si golashënuesi më i mirë në Ligë!

Golat e shumtë dhe të bukur që ka shënuar ky talent i rrallë, kanë zgjuar interesim te klubet tjera në rang më të lartë garash që ta kenë në mesin e tyre.

“Në fund të sezonit të kaluar kishte interes nga disa ekipe të Super-ligës, por kisha një ofertë nga klubi zagrebas ‘Hrvatski Dragovoljac’ që zhvillon gara në Ligën e Dytë të Kroacisë dhe unë u përqendrova shumë aty. Për shkak të sigurimit të vizës, kalimi në Kroaci dështoi, ndërkohë ekipet e Super-ligës në Kosovë kishin siguruar përforcimet me lojtarë tjerë”, shprehet Reshiti për Telegrafin.

Ai është sikurse edhe shumë lojtarë tjerë të cilët nuk ndihen të sigurt në Kosovë dhe kërkojnë të largohen në ndonjë kampionat më cilësor dhe me kushte më të mira.
Ditëlindi ishte në provë te KF Drenica ku edhe u paraqit me sukses në një ndeshje kontrolluese, duke e shënuar madje edhe golin e fitores.

“Po, isha te Drenica, luajta një pjesëtojë kundër ekipit të Fushë Kosovës dhe pata paraqitje të mirë e cila iu pëlqeu drejtuesve të klubit, por ata për momentin siç duket nuk i kanë kushtet për përforcime”, theksoi Reshiti duke shtuar se për të ndërkohë kanë shprehur interesim edhe tri ekipe të Ligës së Parë të Kosovës.

Duhet theksuar se Reshiti ishte pjesë e ekipeve zinxhir të Lirisë së Prizrenit, pastaj pati një shkëputje për shkak të studimeve, ndërsa ka tre vite që i është rikthyer futbollit dhe golave. /Telegrafi/

Muric, debuton me skuadrën e re

Fari Kolloni

122 të infektuar me “COVID-19” në Dragash, pasqyrohen rastet aktive, të shëruarit dhe vdekjet

Opoja.net

Liverpool sjell në këtë skuadër këtë super-lojtar

Fari Kolloni

Prishtina e Ballkani e nisin me fitore bindëse Superligën e Kosovës

Fari Kolloni

Paraqitjet e mira sezonin e fundit, Milan me super shpërblim për Calhanoglun

Fari Kolloni

Interi e rikthen talentin italian, paguan 20 milionë euro

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net