Opoja.net

Kujdes ambientin !

Natyra Opoja

Gjendja ekologjike në Komunën e Dragashit është diçka më e mirë në krahasim me disa mjedise të tjera të Kosovës, por megjithatë mjaft e ndotur nga deponitë e shpeshta të mbeturinave, të cilat hidhen edhe aty ku s’e kanë vendin, madje edhe nëpër lumenj, nga logjika se “uji bart gjithçka” dhe, substanca kimike, qese najloni, ujërat e zeza, materiale të ndryshme nga prishjet e objekteve të ndryshme, bërllok e lloj-lloj mbeturinash e hedhurinash, etj.

Edhe pse është bërë një punë e mirë në bartjen e bërllokut nga “Eko Regjioni” në Dragash për në deponinë e përbashkët, individët e shumtë të pa ndërgjegjshëm e të pa përgjegjshëm për krimin natyror që për çdo ditë e bëjnë, ata në vend se ti qesin ditën e caktuar para derës tyre, ata i hedhin në lumin e tyre.

Në fshatin tim Bellobrad për çdo natë persona të ditur për fshatin, mbushin karrocat e dorës me lloj-lloj bërlloku dhe i hedhin në bregun e lumit tonë.
Për çdo natë i mallkoj këta njerëz të këqij, që ndotin e ndotin pa mëshirë ambientin ku jetojmë ne, dhe fëmijët e tyre.

Po ashtu e kemi demonstruar historikisht se kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi simbol i jo civilizimit, ngase kur shkojmë në shtetet tjera i nënshtrohemi ligjeve dhe edukatës evropiane, por si kthehemi në Kosovës, bëhemi ata që jemi, nuk përfillët asnjë normë morale e civilizuese.

I Hedhim bërllokun aty ku nuk e ka vendin me pasoja të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse. Ja shembulli më i mirë i kësaj pa edukate, pas ahengut familjare, mbeturinat e sallatave dhe gjellëve i hedhin në jaz, me pakëz ujë.
Njeriu normal këtë nuk e bënë!

Shkruar nga Muharrem Qafleshi

Mos i humb

Dështon gjykimi për korrupsion ndaj ish-drejtorit dhe dy zyrtarëve tjerë të Komunës së Dragashit

Opoja.net

Gjykata Speciale fton Petrit Bojaxhiu nga Opoja!

Opoja.net

Dragashi përballet me mungesë të gjinekologut në QKMF

Opoja.net

“Sezai Surroi” e nderon “Elmaz Ademin”

Opoja.net

Ofertë Speciale për reklamim gjatë ‘Fushatës Zgjedhore’ në Opoja.net

Opoja.net

Hoxhaj: Investime në bujqësi për rritjen e mirëqenies së familjeve në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net