Opoja.net

Kujdes, vetëm edhe katër ditë mund të vozitni pa pajisje dimërore

Kosova
Kujdes, vetëm edhe katër ditë mund të vozitni pa pajisje dimërore

Që nga 15 nëntori, kur fillon sezoni dimëror, ngasësit e automjeteve obligohen që në automjetet e tyre të kenë pajisjet dimërore që parashihet me ligj. Në të kundërtën, Policia e Kosovës do të shqiptojë gjoba për ata që nuk i përfillin rregullat e trafikut rrugor për pajisje dimërore.

Me fillimin e stinës së dimrit, shtohet rrezikshmëria në komunikacion, andaj policia apelon te qytetarët për kujdes më të shtuar, por edhe që automjetet t’i përgatisin me pajisje të nevojshme dimërore.

Në lidhje me këtë Policia e Kosovës ka bërë apel te të gjithë ngasësit e automjeteve.

“Policia e Kosovës apelon për të gjithë shoferët që të kenë kujdes
të shtuar për shkak të të reshurave atmosferike – dëborës. Sigurohuni që gomat tuaja të jenë të parapara për ngasje gjatë dimrit, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, gjatë kohës së ftohët”, thuhet në apelin e PK-së.

Ndryshe Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë që përfshin kohën mes 15 nëntorit dhe 15 marsit, ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore.

Sipas Udhëzimit Administrativ për Pajisje dimërore, shoferët duhet të kenë pajisjet dimërore për automjetet e udhëtarëve dhe mjetet transportuese, gomat e dimrit si dhe zinxhirët në rrotat tërheqëse./FaktePlus

Edhe të mërkurën ftohtë dhe me ngrica, temperaturat lëvizin nga -5°C deri në 5°C

Opoja.net

Qeveria merr vendim që me këtë datë të mbyllen shkollat

Opoja.net

Nuk ka vendim të ri të Qeverisë për masat anti-covid

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net