Opoja.net

Kujtimi i kohës së luftës së pa shpallur nga Serbia në Kosovë

Kultura Opoja

Nuridin Qafleshi, instrumentist i çiftelisë në Sh.K.A. “Vatra” në Bellobrad, i cili punon dhe vepron në Gjermani me nostalgji e ruan librezën e kësaj shoqërie, e cila gjë me bërë një përshtypje të jashtëzakonshme.

Viti 1992 Alternativa kosovare në krye me Ibrahim Rugovën kishte shpallur zgjedhjet e para të lira të Republikës së Kosovës.

Në Bellobrad një grup entuziastes në krye me Naim Baxhakun, Muharrem Qafleshin dhe Hatim Baxhakun krijuan një Shoqëri Kulturo Artistike me emrin “Vatra” dhe mu në ditën e këtyre zgjedhjeve u organizua edhe Rivista Folklorike “Opoja 92”, ku morën pjesë shumë Shoqëri Kulturo Artistike nga Opoja dhe rajoni i Prizrenit. Ky manifestim luajti rol të rëndësishëm në sensibilizimin dhe vetëdijesimin e procesit të krijimit të shtetit të Kosovës.
Më vonë kjo Rivistë Folklorike u shndërrua në Festival.

Solistet më të njohur që morën pjesë ishin: Selajdin Tafili, Fatmir Kryeziu, Elhame e Kumrije Mustafa, Afërdita Demaku, Bardhyl Abazi, Ehat Ajdini, Xhemile Qafleshi e shumë të tjerë.

Librezat e anëtarësisë dhe dizajnin e tyre e ka bërë i ndjeri Islam Sallahu nga fshati Bresanë, i cili i pari e solli kompjuterin në Opojë.

Kryetar: Naim Baxhaku.
Drejtor organizativ: Muahrrem Qafleshi

Rivistën Folklorike me vonë Festivalet Folkrike të mbajtuar deri me 1996 e ndihmuan:Këshilli Komunal i Finacimit, Ismail Abazi, Idajet Qafleshi, Lulzim Rifaj, Hafiz Rifaj, Nijazi Trëshnjaku, Bardhyl Abazi, Myzafer Qafleshi, Lutfi Hoxha, Bajram Çupi, Rami Ymeri, Remzi Bilali, Shenasi Qafleshi, Avallah Qafleshi,Hatim Baxhaku, Naim Baxhaku Nesim Qafleshi,Reshit Qafleshi, Sadri Shefiku, Milazim Baxhaku dhe Muharrem Qafleshi.

(Opoja Piktoreske)

Ujku filmohet shumë pranë fshatrave të Opojës

Opoja.net

Drejtoria e Arsimit në Dragash zgjat edhe për pesë ditë konkursin për bursa

Fari Kolloni

Laurat Krasniqi: LDK-në nuk e kam përfshirë në skandalin e punësimeve, sqaroni problemet me partnerët e koalicionit

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net