Opoja.net

Kur pritej që të vinte te Kosova, futbollisti thotë se nuk i intereson asgjë tjetër përveç Zvicrës

Sport
Kur pritej që të vinte te Kosova, futbollisti thotë se nuk i intereson asgjë tjetër përveç Zvicrës

Bastien Toma si duket ka mendjen vetëm te Zvicra dhe nuk ka ndonjë interes që t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Toma është kërkuar nga Kosova si dhe ka pasur kontakte me FFK-në, por futbollisti vazhdon të jetë pjesë e U-21 të Zvicrës.

Kryetari i FFK-së Agim Ademi me bindje të plotë kishte deklaruar se Toma do t’i bashkohet Kosovës.

“Bastien Toma është lojtari më i ri që shpresoj shumë se do t’i bashkohet Kosovës. Jemi në bisedime dhe besoj që shumë shpejt do t’i bashkohet Kosovës”, kishte deklaruar Ademi gjatë verës.

Por, Toma është shumë i lumtur që përfaqëson zviceranët dhe këtë e ka bërë të ditur në deklaratën e tij të fundit.

“Çështja e një ndryshimi nuk më lind. Unë e kam diskutuar këtë gjerësisht me familjen time dhe nuk ndiej asnjë presion. Për momentin nuk po mendoj për asgjë tjetër përveç Zvicrës”, ka thënë Toma për “SFR”.

Kujtojmë që javë më parë babai i Bastien Tomës kishte dhënë një deklaratë shokuese, duke thënë se djali i tij tani vështirë se do ta zgjedhë Kosovën, pasi kjo e fundit dështoi të kualifikohej në Kampionat Evropian. 

The post Kur pritej që të vinte te Kosova, futbollisti thotë se nuk i intereson asgjë tjetër përveç Zvicrës appeared first on FaktePlus.

Ermal Bojaxhiu nga Plava, pjesë e Bundesligës gjermane

Fari Kolloni

Muriqi së paku dy javë jashtë fushës

Kushtrim Guraj

Klopp mendon shitjen e Shaqirit

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net