Opoja.net

Kurti: 50 marrëveshjet e nënshkruara mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të mbesin në letër

Kosova
Kurti: 50 marrëveshjet e nënshkruara mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të mbesin në letër

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar sot në zyrën e tij ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Siç njofton LVV, Minxhozi e uroi Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe për organizimin e fushatës që sipas tij arriti t’i adresojë me sukses brengat e qytetarëve të Republikës.

Po ashtu në këtë takim është diskutuar edhe për politikën e jashtme, burimeve natyrore dhe mbrojtjes e sigurisë.

“Kryetari i Lëvizjes, z. Albin Kurti, mirëpriti sot në zyrën e tij, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Qemal Minxhozi.

Z. Minxhozi e uroi kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për organizimin e fushatës që arriti t’i adresojë me sukses brengat e qytetarëve të Republikës. Ai përshëndeti daljen e madhe të qytetarëve në këto zgjedhje që tregoi pjekuri e vendosmëri për ndryshime.

Z. Kurti e falënderoi ambasadorin Minxhozi për urimin dhe e njoftoi atë për nismat që do t’i ndërmarrë qeveria e re në funksion të sovranizimit, zhvillimit dhe bashkëpunimit të Kosovës e Shqipërisë. Ne do të angazhohemi, tha ai, që në të ardhmen të kemi komisione të përbashkëta qeveritare sa i përket politikës së jashtme, burimeve natyrore dhe mbrojtjes e sigurisë. E, po ashtu, edhe një regjistër të përbashkët të bizneseve e për një regjistër të përbashkët civil, për sistem unik doganor, për një sistem të integruar elektro-energjetik dhe për një treg të përbashkët. 50 marrëveshjet e nënshkruara mes shteteve tona nuk do të mbesin në letër por do të zbatohen”, thuhet në njoftimin e LVV-së./Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Vuçiq për deklaratën e Hotit për pikën doganore në Durrës: Jam ngopur me marrëzitë e tyre

Opoja.net

Lajm i mirë për ata që ende s’i morën 170 euro dhe aplikuesit e tjerë nga Pakoja e kaluar

Opoja.net

35 raste të reja me koronavirus në Ferizaj, një pacient i shëruar

Opoja.net

Situata me koronavirus në Pejë, rreth 60 raste aktive

Opoja.net

KEK-u sqaron në lidhje me angazhimin e kompanisë “ALSTOM” në KEK

Opoja.net

Erërat e fuqishme në Prizren, 56 shtëpi mbesin pa rrymë pasi u rrëzuan shtyllat elektrike

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net