Opoja.net

Kurti për The Guardian: BE-ja është krijuar si kundërpërgjigje ndaj fashizmit, po ikë e frikësuar përballë populistëve dhe fashizmit

Kosova
Kurti për The Guardian: BE-ja është krijuar si kundërpërgjigje ndaj fashizmit, po ikë e frikësuar përballë populistëve dhe fashizmit

Në një intervistë ekskluzive dhënë mediumit britanik The Guardian, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për çështje të ndryshme siç është vendimi i bllokut për të ndalë bisedimet për zgjerim sa i përket vendeve të Ballkanit.

Kurti ka dënuar vendimin e BE-së për të ndalur zgjerimin e mëtejshëm sa i përket Ballkanit, duke shtuar se liderët e perëndimit kanë harruar mësimet e dy luftërave botërore, duke u munduar të këndellen nga fashizmi dhe populizmi, transmeton Telegrafi.

Sipas Kurtit një vendim i tillë mund t’i dëmtojë gjasat që Kosova të arrijë marrëveshje me Serbinë, që refuzon ta njoh pavarësinë e Kosovë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, pasi që Beogradi ka më pak vullnet të veprojë pa premtim për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Franca ka shkaktuar shqetësim në rajon në samitin e javës së kaluar të BE-së duke bllokuar Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nga nisja e fillimit të bisedimeve për pranim në këtë familje. Presidenti francez Emmanuel Macron ka këmbëngulur se Evropa duhet të përqendrohet në reformat e saj të brendshme.

“Bashkimi Evropian është krijuar si kundërpërgjigje ndaj fashizmit, por po ikë i frikësuar përballë populistëve dhe fashizmit”, ka deklaruar Kurti për The Guardian.

“Nuk mund të thoni në fillim se kemi nevojë për reforma të brendshme në BE dhe më pas zgjerim të jashtëm – pasi që këto shkojnë dorë për dore. Evropa është një projekt aq shumë i rëndësishëm historik, sa që asnjë person nuk mund të jetë autori i saj, ta drejtojë apo ta udhëheqë. Gjithmonë kemi parë kur (presidenti i Komisionit të BE-së) Jean-Claude Juncker thoshte se nuk do të ketë zgjerim në pesë vitet e ardhshme, por gjendja në Ballkan vetëm sa përkeqësohej më shumë”, ka shtuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Opoja.net

Një vit nga vendosja e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake

Opoja.net

Rreth 100 mijë banorë në Kosovë jetojnë vetëm me ndihma sociale

Opoja.net

Haradinaj shpall 28 Nëntorin ditë pushimi në Kosovë

Opoja.net

Në mëngjes ftohtë, pasdite priten reshje shiu

Opoja.net

Tërnava takohet me ministrin saudit, Arabia Saudite e gatshme për ta ndihmuar Kosovën

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net