Opoja.net

Kurti: Taksa do të hiqet

Kosova

Kryeministri Albin Kurti ka thënë pas takimit me Shefen e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova se ky union do ta ndihmojë Kosovën drejt proceseve që ndodhet vendi.

“Kur të jemi anëtar të BE-së ne nuk do të shkojmë në BE, por BE-në do ta kemi këtu si pjesë të jetesës. Shoqëria jonë është avancuar në aspektin e drejtësisë dhe ekonomisë”, ka thënë Kurti.

Në konferencë për media ai ka folur edhe për taksën 100 përqind e cila ka thënë se do të zëvendësohet me reciprocitet.

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën në të njëjtën fjali. Edhe për shkaqe historike dhe arsye aktuale. Konsiderojmë që jemi këtu ku jemi si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë se me Serbinë do të kemi reciprocitet si zëvendësim për tarifën 100 përqind”.

“Nuk kthehemi në marrëdhënie asimetrike me Serbinë. Do të avancojmë. Edhe LDK edhe LVV, Osmani dhe unë mbi 60 përqind të votave në Kosovë – në mesin e shqiptarëve kanë qenë më parimin e reciprocitetit. Për reciprocitetin janë dakord edhe opozita”.

Loading...

Mos i humb

Izolimi shfaq tendencën e rritjes së dhunës në familje

Opoja.net

Kurti: Aleanca me SHBA-në është e thellë, zgjedhje pas pandemisë

Opoja.net

Shënohet Dita e Kushtetutës me shkelje kushtetuese

Opoja.net

Infektologu i QKUK’së: Mos na quani heronj, por respektoni këshillat e mjekëve dhe qëndroni në shtëpi

Opoja.net

Ahmeti: Ky nuk do të jetë tuneli i vetëm dezinfektues, do vendosim edhe të tjerë (VIDEO)

Opoja.net

Përurohet tuneli dezinfektues si masë mbrojtëse ndaj Covid-19 (VIDEO)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net