Heroi i Anton Qunit nga Rrenci i Dragashit

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Një ngjarje emocionuese dhe prekëse na sjell deputeti Anton Quni nga një fshat i komunës së Dragashit të cilin e vizitoi sot në këtë ditë feste, e këtë vizitë e kishte bërë me ftesë të heroit të tij të vogël Rafetit, nga fshati Rrenc i Komunës së Dragashit.

Para dy javësh deputet Quni morri pjesë në zgjedhjet e forumit rinor të LDK-së në këtë Komunë dhe derisa ishte duke u kthyer nga Dragashi për në Prizren, në rrugë takoi djaloshin 8 vjeçar Rafetin i cili paraprakisht i kishte bërë me shenj që të ndaloj. Quni e morri djaloshin në makinë dhe në ndarje e sipër djaloshi kërkoi nga Komandant Quni që të ja plotësoj një dëshirë e ta vizitoj gjatë festes së 28 nëntorit, dëshirë të cilën Komandanti ja plotësoj djaloshit.

Për më shumë lexoni rrëfimin emocionues të deputetit të LDK-së Anton Quni:

“Heroi im!
Rafetin 8 vjeçë, nga fshati Rencë i Dragashit, e takova para dy jave në dalje të Dragashit për Prizren. Më dha shenjë të ndaloj. Ishte kohë me shi dhe bënte ftohtë. E ndalova makinen, e mora, u ulë në ulësen e pasme dhe vazhduam rrugën së bashku. Filluam biseden si dy të rritur. Edhe pse i lagur dhe i ngrirë nga të ftohtit ishte i hareshem dhe i lumtur. Kishte arritur që t’i siguronte ca fruta për motren 3 vjeçare që ishte e lënduar. Një bëmirës ia kishte dhuruar ca pemë. Në Dragash kishte ardhur në këmbë..rreth 7 km rrugë nga fshati i tij, por kjo largësi nuk i bënte përshtypje pasi që kishte siguruar pak ushqim për të motren.
Në ndarje më bëri një kërkesë; që ta vizitoj në Diten e Flamurit.
Rafet, ti je heroi im!
Urime Dita e Flamurit!”

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-