Opoja.net

Kuvendi e kthen “Trepçën” në pronësi të Qeverisë dhe të punëtorëve

Kosova
Kuvendi e kthen “Trepçën” në pronësi të Qeverisë dhe të punëtorëve

Si rrallë herë në Kuvendin e Kosovës, Ligji për Trepçën ka bërë bashkë pozitë e opozitë, raporton Koha.net.

Brenda një seance maratonike që ka zgjatur më shumë se 10 orë është miratuar në lexim të parë dhe të dytë Ligji që e bën Qeverinë e Kosovës me 80 për qind dhe punëtorët me 20 për qind aksionarë të gjigantit ekonomik të Kosovës.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

79 deputetë kanë votuar pro, asnjë kundër dhe 14 kanë abstenuar, pasi që paraprakisht kanë kaluar nëpër çdo nen të amandamentuar në mes të dy leximeve.

Vërejtjet më të mëdha për ligjin i kanë pasur deputetët e lëvizjes Vetëvendosje që ka kërkuar që Trepça të quhet Ndërmarrje Publike. Deputetet e kësaj partie kanë abstenuar.

21 amendamente janë paraqitur nga deputetët dhe Grupet Parlamentare të cilat për rreth 4 orë u shqyrtuan në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Asamblistë dhe biznesi i babait të kryetarit të Prizrenit përfitojnë nga komuna, kjo mund të përbëjë shkelje

Opoja.net

Prizreni dhe 5 komuna tjera pajisen me aparatin RT-PCR

Opoja.net

Trusti tregon mënyrën dhe kushtet e aplikimit për 10 për qindëshin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net