Opoja.net

Kuvendi i kërkon IKSHPK-së testimin e stafit për Covid-19

Kosova
Kuvendi i kërkon IKSHPK-së testimin e stafit për Covid-19

Kuvendi i Kosovës i bëri kërkesë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që të shohë mundësinë e testimit për Covid-19 të zyrtarëve dhe deputetëve të këtij institucioni, tha për Radion Evropa e Lirë sekretari i përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës, Ismet Krasniqi.

Vetë Krasniqi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

“Me pranimin e rezultatit të testit, e kam njoftuar stafin dhe jam izoluar”, tha ai.

Krasniqi tha se IKPSHK-ja nuk ka kthyer ende përgjigje sa i përket testimit të stafit të Kuvendit.

Edhe shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka njoftuar të dielën se ka rezultuar pozitiv me Covid-19, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes.

Përndryshe, Kryesia e Kuvendit të Kosovës shtyu mbledhjen e paralajmëruar për të hënën, për një ditë tjetër.

Në njoftimin e Kuvendit nuk përmendet arsyja e shtyrjes.

Kosova ka konfirmuar gjithsej 2,677 raste me koronavirus.

Prej tyre, 1,203 janë aktive, ndërsa 49 pacientë kanë vdekur.

Numri i të shtrirëve në Kliniken Infektive në Prishtinë ka filluar të rritet që nga fillimi i muajit qershor, kur ka nisur faza e tretë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit.

Në 10 ditët e fundit në Kosovë janë regjistruar 844 raste të reja me koronavirus.

Loading...

Mos i humb

Edhe dy të vdekur, shkon në 8 numri i viktimave vetëm të shtunën

Opoja.net

Fillon fushata e korrjeve, premtoohet dyfishim i subvencioneve për bujqësi

Opoja.net

Nga këto komuna janë të infektuarit e konfirmuar sonte, prinë Prishtina me 81 raste

Opoja.net

Paralajmërohet kolaps, rënie ekonomike deri në 11% nëse s’ndërhyhet

Opoja.net

178 rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna të Kosovës

Opoja.net

John Bolton: Shkëmbimi i territoreve nuk ishte ide e imja, e kërkuan liderët e Kosovës dhe Serbisë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net