Opoja.net

Kuvendi i Prizrenit i bindet Qeverisë

Kosova
Kuvendi i Prizrenit i bindet Qeverisë

Kuvendi i Komunës së Prizrenit më në fund i është bindur Qeverisë së Kosovës dhe në seancën e fundit ka marrë vendim për shfuqizimin e aktit të miratuar në muajin shtator të vitit të kaluar mbi bartjen administrative të pronës së ish-Sekretariatit Federativ për Mbrojtje Popullore (ish-APJ-së) në prona publike komunale

Organi më i lartë vendimmarrës lokal në muajin dhjetor pati refuzuar kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për rishqyrtimin e këtij vendimi, me arsyetimin se kërkesa e nivelit qendror ka ardhur jashtë afatit ligjor dhe se nuk mbështetej në nenet në fuqi të Kushtetutës. Por, zyrtarët e lartë të pushtetit lokal tashti kanë theksuar se kanë marrë garanci nga Ekzekutivi i shtetit se këto prona do t’ju barten komunave.

Kryesuesi i KK-së, Kujtim Gashi, ka pohuar se bashkë me nënkryetarin e komunës, Lulzim Kabashi dhe drejtorin e Urbanizmit, Visar Islamaj kanë zhvilluar takime me Zyrën e Kryeministrit, ku edhe është bërë e ditur se “pronat e ish-APJ-së me vendim të Qeverisë së Kosovës do të barten në pronësi të komunave”.

“Meqë do të ketë edhe vendim të Qeverisë për këtë çështje kërkohet shfuqizimi i vendimit të KK-së së Prizrenit, sepse s’ka kuptim që të ketë dy vendime për të njëjtën gjë”, ka thënë Gashi, duke shtuar se autoritetet lokale dhe Ekzekutivi qendror do të nënshkruajnë një marrëveshje për këto prona./koha.net/

Loading...

Mos i humb

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë – gjithsej 106 të infektuar

Opoja.net

Edhe tri raste të reja me coronavirus në Kosovë

Opoja.net

Kurti i përgjigjet Presidentit: Veç zgjedhje, tjerat janë shkelje kushtetuese

Opoja.net

Këto janë vendimet e reja të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit!

Opoja.net

Nga sot ka filluar llogaritja verore e kohës

Opoja.net

Mësimi online do të vazhdojë deri më 6 prill

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net