Opoja.net

Ky është numri i femrave të burgosura në Kosovë, shumë prej tyre të dënuara për vrasje

Kosova
Ky është numri i femrave të burgosura në Kosovë, shumë prej tyre të dënuara për vrasje

Bujë të madhe së fundi bëri historia e një femre e cila është dënuar me 25 vite burg, e akuzuar për vrasjen e bashkëshortit të saj në Francë.

Suzana Zogiani-Sekiraqa  akuzohet të ketë goditur 11 herë me sëpatë bashkëshortin, duke e lënë kështu pa shenja jete.

Por pas një deklarimi të fundit që e njëjta bëri në mediat kosovare ku edhe tregoi se si erdhi deri tek ajo situatë,  në rrjetet sociale u hap një peticion ku qytetarët do të mund të nënshkruanin për lirimin e saj nga burgu.

Por kjo s’është femra e vetme e cila po vuan burgimin në Kosovë. Janë gjithsej 36 femra të cilat po qëndrojnë të burgosura në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan.

Kjo gjë u bë e ditur për Lajmi.net nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, ku ndër të tjerash u theksua se të gjitha femrat që janë të dënuara që të vuajnë dënimin me burg, janë të vendosura në Qendrën Korrektuese të Lipjanit.

“Aktualisht në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan  janë 36 femra të burgosura.Të gjitha femrat janë të vendosura në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan”, thuhet në përgjigje.

Veprat për të cilat kryesisht akuzohen të gjitha të burgosurat femra janë: Vrasje, Vrasje në tentativë, Dhunë në familje, Prostitucion, Vjedhje, Lëndim i lehtë trupor, Posedim i paautorizuar i narkotikëve.

Gjithashtu nga Shërbimi Korrektues u theksua se dënimi më i madh i shqiptuar ndaj një femre në Kosovë është 25 vite.

“Dënimi më i madh i shqiptuar ndaj një femre në Kosovë është 25 vite”, u tha nga SHKK.

Ndryshe gjatë vitit të kaluar ishin 1 mijë e 11 femra të cilat u dënuan për vepra të ndryshme penale.

Thuajse çdo ditë në vend ka raportime nga më të ndryshmet sa i përket dhunës që përdoret kundrejt femrave apo meshkujve. Kësisoj rastet e dhunës në familje patën një rritje mjaftë të dukshme, sidomos gjatë pandemisë, e që quan edhe tek arrestimi i shumë prej personave të kyçur në këto raste./Lajmi.net/

Kur mund të tërhiqen paratë? Flasin nga Trusti

Opoja.net

OKB-ja kërkon 35 miliardë dollarë për mbështetje financiare për vitin 2021

Kushtrim Guraj

Mblidhet Komisioni për Buxhet, tentimi i radhës për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net