Opoja.net

Ky është numri i fletëvotimeve për zgjedhjet e nesërme në Kosovë

Kosova

Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë sot shpërndarjen e materialeve të ndjeshme zgjedhore dhe fletëvotimeve. Për këtë proces zgjedhor janë shtypur 1,801,800 fletëvotime, që janë 136, 068 fletëvotime më pak se numri i përgjithshëm i votuesve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se janë 7,02 për qind fletëvotime më pak se numri i përgjithshëm i votuesve sipas listës përfundimtare të certifikuar nga KQZ.

“KQZ në bazë të planit operacional sot ka bërë shpërndarjen e materialeve të ndjeshme zgjedhore nga depoja qendrore e KQZ-së për në të gjitha depot e komisioneve komunale në të gjithë vend. Në këtë material të ndjeshëm zgjedhor bëjnë pjesë edhe fletëvotimet… Numri i fletëvotimeve që janë shtypur për këtë proces zgjedhor është 1, 801,  800. Janë 136, 068 fletëvotime më pak sesa numri i përgjithshëm i votuesve, sipas listës përfundimtare të certifikuar nga ana e KQZ-së. Pra kemi 7.02 për qind më pak sesa numri i përgjithshëm i votuesve”, ka thënë Elezi, raproron KP.

E ky është një vendim i KQZ-së i ndërmarrë si në proceset e kaluara zgjedhore duke u mbështetur në pjesëmarrjen e zakonshme në çdo proces zgjedhor, dhe parasheh që nuk do të mungojnë fletëvotime.

KQZ bazë të planit operacional sot ka bërë shpërndarjen e materialeve të ndjeshme zgjedhore nga depoja qendrore e KQZ-së për në të gjitha depot e komisioneve komunale në të gjithë Kosovën.

Materiali i domosdoshëm për procesin e nesërm zgjedhor është bërë nën përcjelljen e Policisë se Kosovës.

Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, më 6 tetor 2019 është 111,733 votues.

Janë 87,180 votues të rinj që pas zgjedhjeve lokale 2017, kanë arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç dhe që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 6 tetor 2019./Telegrafi/

Mos i humb

Për 9 muaj, në Kosovë mbi 5 mijë shoferë mbeten pa patentë shoferë

Opoja.net

Mot pranveror, temperaturat deri në 26 gradë celsius

Opoja.net

MASHT-i shpenzoi mbi 11 milionë euro për tekste shkollore, por shumë nxënës mbeten pa libra

Opoja.net

Mësojeni se kur do të fillojë llogaritja dimërore e kohës

Opoja.net

Taksa ndaj Serbisë pritet të shndërrohet në reciprocitet

Opoja.net

Kurti tregon se çka duhet të kemi të përbashkët me Shqipërinë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net