Ky është parashikimi i motit për këtë javë

Kosova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të ulët atmosferik.

IHK njofton se në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat në intervale të caktuara të kohës do të jenë në zhvillim ,duke gjeneruar reshje lokale të intensitetit mesatar dhe vende-vende të intensitetit të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë në vlera të larta kryesisht në ditët kur qielli është i hapur. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s. /Telegrafi/

Zemaj: Po shqyrtohet mbyllja e kufijve dhe kufizim i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19

Opoja.net

Pandemia dëmtoi rëndë edhe Byronë Kosovare të Sigurimit

Kushtrim Guraj

Rritja e rasteve me COVID 19, mësimi në Kosovë po vazhdon në dy variante

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net