Opoja.net

Ky është prifti serb që hoqi flamurin kombëtar në Koshare

Kosova
Ky është prifti serb që hoqi flamurin kombëtar në Koshare

Mësohet se kush është prifti serb që hoqi flamurin kombëtar në Koshare.

Në mediat serbe sot është publikuar një video ku shihet një prift serb i cili heq flamurin kombëtar nga Kulla e Vrojtimit në Koshare.

Videoja e publikuar nga gazeta serbe Novosti thotë se prifti serb ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë.

Aty thuhet se ai ka shkuar aty për të përkujtuar serbët që vdiqën në betejën e Koshares dhe më pas kur pa flamurin kombëtar u ngjit dhe e hoqi atë.

“Meqenëse isha sipër, pashë drejt flamurin, atë shqiptar, i cili fluturon nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe iu afrova dhe e hoqa”, citohet të ketë thënë ai.

Kjo gazetë ka publikuar edhe disa pamje të tjera të këtij prifti.

Edhe të mërkurën ftohtë dhe me ngrica, temperaturat lëvizin nga -5°C deri në 5°C

Opoja.net

Qeveria merr vendim që me këtë datë të mbyllen shkollat

Opoja.net

Nuk ka vendim të ri të Qeverisë për masat anti-covid

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net