Ky është shteti që e menaxhoi me sukses krizën- 100 ditë pa koronavirus

Rajoni
Ky është shteti që e menaxhoi me sukses krizën- 100 ditë pa koronavirus

100 ditë pa koronavirus, ky është shteti që e menaxhoi me sukses krizën.

Zelanda e Re të dielën ka shënuar 100 ditë që nga ndalja e përhapjes së koronavirusit, vend i vetëm në botë që ka arritur të eliminojë virusin që po e rrënon botën.

Jeta është kthyer në normale për shumë njerëz në këtë ishull prej 5 milionë banorëve, gjersa shkojnë nëpër ndeshje të ragbit nëpër stadiume të stërmbushura dhe rijnë nëpër kafene dhe restorante pa frikën se do të infektohen, shkruan AP.

Zelanda e Re e mposhti virusin duke vendosur masa të rrepta në fund të marsit, kur u raportuan vetëm 100 raste. Kjo ndaloi përhapjen e virusit. Për tre muajt tjerë, të vetmet raste kanë qenë nga pak udhëtarë që po ktheheshin në këtë shtet dhe të cilët u izoluan në kufi, transmeton KOHA.

“Këtë e mundësoi mbështetja në shkencë dhe një udhëheqësi e mirë politike”, tha profesori Michael Baker, një epidemiolog në Universitetin Otago. “Nëse i shikoni shtetet përreth botës që kanë kaluar mirë, zakonisht e kanë përdoru këtë kombinim”, shtoi ai.

Që nga fillimi Zelanda e Re aplikoi një strategji të guximshme të eliminimit të virusit, në vend se të përpiqej të ndalonte përhapjen.

Infektimet totale në këtë shtet shkuan vetëm pak përmbi 1,000 dhe ka pasur vetëm 22 të vdekur. Megjithatë turizmi ndërkombëtar i këtij shteti ka përjetuar kolaps, dhe Zelanda e Re është tërësisht e izoluar nga pjesa tjetër e botës.

Sidoqoftë, e diela shënoi një datë të rëndësishme në luftën kundër koronavirusit, nga një strategji e cila mund të merret si shembull nga shtetet tjera. Zelanda e re po merr fryme lirshëm.

Bizneset vazhdojnë me humbje, shteti hesht

Opoja.net

Këto janë rregullat për të udhëtuar në Gjermani

Opoja.net

“Rrjedhja” e dosjeve të Gjykatës Speciale, pa hetim të konfirmuar në Kosovë

Opoja.net

Rritje e frikshme e rasteve me koronavirus në Gjermani

Opoja.net

Opozita kritikon Hotin për “koncesione” në Uashington

Opoja.net

Reformat e premtuara në drejtësi, shihen me skepticizëm nga ekspertët

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net