Opoja.net

Ky pritet të jetë transferimi i parë i Barcelonës

Sport
Ky pritet të jetë transferimi i parë i Barcelonës

Marrëveshja mes palëve shumë afër, ky pritet të jetë transferimi i parë i Barcelonës.

Barcelona vitin e kaluar ka transferuar mbrojtësin e majtë Junior Firpo nga Real Betis.

Por spanjolli nuk ka bindur në Camp Nou dhe pritet të largohet në drejtim të Interit ku do të përdoret në marrëveshjen me Lautaro Martinezin.

Ndërkohë Barcelona ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Firpos, ku marrëveshja është shumë afër me francezin Layvin Kurzawa.

E përditshmja katalunase Sport ka raportuar se agjenti i lojtarit ka pasur biseda me krerët e klubit të Barcelonës dhe janë pranë marrëveshjes.

Përkundër se francezi ka disa oferta shumë të rëndësishme, ai është shumë i entuziazmuar për të luajtur me Barcelonën.

Madje media katalunase e bënë fakt të kryer transferimin e Kurzawas në Camp Nou në afatin kalimtar veror si lojtar i lirë, pasi francezit do t’i skadojë kontrata me PSG-në.

27-vjeçari ka pranuar rolin e zëvendësuesit në Camp Nou dhe kjo i ka bërë edhe më të lehta negociatat.

Reprezentuesi francez këtë edicion ka zhvilluar 21 ndeshje me fanellën e PSG-së, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime.

Loading...

Mos i humb

Crespo shpreson që Lautaro të qëndrojë te Interi

Kushtrim Guraj

Juventus pas Aouar

Kushtrim Guraj

Klopp iu thotë lojtarëve të veshin maska dhe doreza

Kushtrim Guraj

Rivalët madrilenë vihen pas Ajer

Kushtrim Guraj

Juventusi i gatshëm për ta shkëmbyer Bernardeschi-n me Jorginho-n

Kushtrim Guraj

Rikthehet futbolli në Kosovë: Gjysmëfinalja e Kupës Prishtina-Drenica

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net