Opoja.net

Lajçak flet nga Prishtina: Kosova do ta respektojë marrëveshjen për Asociacion

Kosova
Lajçak flet nga Prishtina: Kosova do ta respektojë marrëveshjen për Asociacion

Pasi ka takuar për dy ditë të gjithë liderët politik në vend, Miroslav Lajçak ka mbajtur konferencë për media.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun e Kosovës me Serbinë, Miroslav Lajçak, në një konferencë për media ka thënë se Kosova ka konfirmuar se do t’i respektojë të gjitha zotimet, përfshirë edhe themelimin e Asocacionit të Komunave Serbe.

Ai tha se zotimi për respektimin e themelimit të Asocacionit të Komunave Serbe është rezultati më i rëndësishëm dhe më pozitiv në vizitën e tij në Kosovë.

“Dialogu është tepër i rëndësishëm për të ardhmën evropiane të Kosovës. Dialogu duhet t’i përmbyll të gjitha çështjet e hapura. Unë i nxisë të gjithë bashkëbiseduasit që të jenë të bashkuar në dialog. Në të gjitha takimet partnerët e mi shprehën përkrahje për dialogun dhe konfirmuan se Kosova do t’i respektojë të gjitha zotimet përfshirë edhe themelimin Asociacionin e Komunave Serbe”, tha Lajçak.

Ai shtoi se “Unë e kuptoj ndjeshmërinë e temës por të jem shumë i qartë, në njërën anë, BE nuk do destabilizim të Kosovë, por njëkohësisht Kosova ka bërë zotim për marrëveshje dhe duhet të tregojë konsistencë për zbatim”.

Lajçak është duke qëndruar që dy ditë në Kosovë, ku sot u prit në takim nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Lajçak po ashtu u takua edhe me krerët më të lartë të shtetit të Kosovës për të diskutuar rreth dialogut me Serbinë.

Banka Botërore ndan 10 milionë euro për të varfërit në Kosovë

Opoja.net

Kur mund të tërhiqen paratë? Flasin nga Trusti

Opoja.net

OKB-ja kërkon 35 miliardë dollarë për mbështetje financiare për vitin 2021

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net