Opoja.net

Lajm fantastik për kosovarët që marrin pensione nga Zvicra

Rajoni
Lajm fantastik për kosovarët që marrin pensione nga Zvicra

Pensionistët kosovarë do të fillojnë t’i marrin pensionet e Zvicrës gjatë vitit 2018

Në një intervistë për Albinfo.ch, ministri në detyrë për punë dhe mirëqenie sociale në Qeverinë Kosovës, Arban Abrashi, shpall lajmin e shumëpritur: të enjten, më 1 qershor, Kosova nënshkruan me Zvicrën Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Kjo marrëveshje, e njohur më mirë si “marrëveshje për pensionet”, pritet t`i japë fund një vakuumi mbi 7 vjeçar që ka mbretëruar në këtë fushë që nga 1 prilli i vitit 2010.

Abrashi në këtë intervistë flet për historikun e përpjekjeve drejt nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. Ai, shpreh bindjen që funksionalizimi i marrëveshjes, gjegjësisht derdhja e pensioneve nga Zvicra në Kosovë, të fillojë jo më larg gjatë vitit 2018. Me këtë rast, ministri në detyrë u rekomandon pensionistëve të prekur nga kjo marrëveshje që të kenë kujdes në marrjen e hapave eventualë rreth pensioneve, gjegjësisht të presin fillimin e jetësimit të marrëveshjes. Abrashi falënderon aktivistë të mërgatës shqiptare të Zvicrës për sensibilizimin dhe për ndihmën profesionale që kanë dhënë rreth nënshkrimit të marrëveshjes.

Ky pritet të jetë kabineti i Joe Biden

Opoja.net

Sot një vjet bota ndryshoi, si u paraqit rasti i parë me Covid-19

Opoja.net

Tragjedia në Zvicër: Vdes 15 vjeçari kosovar, pasi u godit nga treni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net