Opoja.net

Lajm i mirë për Kosovën, Hekuran Kryeziu i rikthehet stërvitjeve pas lëndimit të rëndë

Sport

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu i është kthyer stërvitjeve të skuadra zvicerane, Zurich.

Kryeziu kishte pësuar një dëmtim shumë të rëndë duke këputur ligamentin në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran ndaj Luganos, ku ekipi i tij humbi 3-0.

Pas këtij dëmtimi, mesfushori i Kosovës u desh të hyjë në një operacion, i cili rezultoi me sukses.

Me kryerjen e operacionit, u lajmërua se Kryeziu pritet të mungojë rreth gjashtë muaj.

Megjithatë, rikthimi i tij në ndeshje pritet të jetë më i shpejt sesa u mendua, pasi Kryeziu iu është kthyer stërvitjeve.

Është vet klub zviceran, Zurich, i cili ka njoftuar në rrjetet sociale bashkimin e Kryeziut me stërvitjet e skuadrës.

“Hekuran Kryeziu është duke stërvitur përsëri këtë javë. Mirësevini përsëri dhe vazhdoni shërimin tuaj të mirë, Heki!”, thuhet në njoftimin e Zurichut. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Mundësi i Kosovës, Egzon Shala siguron pjesëmarrjen në Olimpiadën “Tokyo 2020”

Opoja.net

Zbulohet arsyeja se pse Muriqi nuk ka shënuar gol qe tri ndeshje

Opoja.net

Sot rinis lufta për titull në Ligën e Kampionëve me dy superndeshje

Opoja.net

Pas Smajlajt, edhe Luiza Gega shpallet kampione Ballkani

Opoja.net

Përfaqësuesit ndërkombëtarë të pingpongut vizitojnë KOK-un

Opoja.net

Maqedonasit kufizojnë shqiptarët për ndeshjen e 26 marsit, bileta vetëm me kartë identiteti

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net