Opoja.net
Meka Mish

Lajm i mirë për vizat e punës, qeveria gjermane dërgon staf shtesë në ambasadën e saj në Prishtinë

Qeveria gjermane ka dërguar personel shtesë në ambasadën e saj në Prishtinë por edhe ambasada tjera në Ballkan për të përballuar fluksin e aplikacioneve të shumta për viza të punësimit.

Lindita Arapi nga Deutche Welle në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Bonni me programin e mengjesit në RTK, ka dhënë detaje ligjit të ri për emigracionin i cili pritet të lehtësoj procedurat për termin.

“Nga e majta në Bundestagun gjerman ka pasur reagime sepse është vet grupi parlamentar që donte të dinte, të informohej më shumë për situata në ambasadat e Ballkanit. Zëdhënësja për çështjet e brendshme të grupit të majtë, Luajen e quajti të tmerrshëm pritjet e tilla kaq të gjata të njerëzve në ambasada më shumë se një vit për të marrë terminin për vizë. Ajo tha se me vonesat të tilla as ata që kërkojnë punë dhe as sipërmarrësit nuk munden të planifikojnë në mënyrë serioze punët e tyre”, tha Arapi, përcjell FaktePlus.

“Të shpresojmë se Qeveria Gjermane me miratimin e ligjit të ri të emigracionin cili do të hyjë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm do të ndryshohet situata. Ekspertë që kanë folu me DeutcheWelle kërkojnë që të zgjerohen më shumë kapacitetet në ambasada për trajtimin e kërkesave për viza pune”, ka thënë ajo.

Gazetarja nga Bonni ka shtuar tutje se ligji i ri i cili do të miratohet parashikon edhe një procedurë të përshpejtuar në dhënien e terminit nëse punëdhënësi paguan një shumë të caktuar dhe arsyeton pse duhet ky procedim i shpejtë atëherë ai aplikacion vihet në një sirtar tjetër të vizave ku pritet të ecën procedura shumë më shpejtë. /FaktePlus

Gjiganti

Mos i humb

Al Jazeera: Vuçiq po e përdor Kosovën si karrem për opozitën në Serbi

Opoja.net

Përkujtohen 27 të masakruarit e Lagjes së Trimave

Opoja.net

Fundjava në Kosovë me mot të ndryshueshëm

Opoja.net

Cakaj: Ibrahim Rugova, arkitekt politik i Kosovës

Opoja.net

Haradinaj takon Jahjagën, flasin për shënimin e 20-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë

Opoja.net

Rritet bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe asaj gjermane

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net