Opoja.net
Meka Mish

GJEST PËR LËVDATË: Dy të rinj nga Pllava e Dragashit gjejnë një portofol, e njoftojnë policinë

Sot , dy të rinj nga fshati Pllavë e Dragashit, Endi dhe Engjyl Bojaxhiu, rreth orës 15:20 në toaletin e Qendres Tregtare “ETC” në Prizren, kanë gjetur një portofol dhe të njëjtin rreth orës 15:50 e kanë dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren. Në portofol, gjendeshin dokumente të ndryshme dhe para në vlerë 70 euro.

Ështe kontaktuar nga policia z. Q. Thaçi (pronar i portofolit ), dhe është vërtetuar nga policia se i mungon portofoli dhe shuma e njëjtë e parave. Ai, rreth orës 16:15 është paraqitur në stacionin policor dhe ka pranuar portofolin në të njëjtën gjendje siç e kishte në momentin e humbjes, në prani të dy personave të cilët e kishin gjetur portofolin.

Policia thotë se , ky veprim i këtyre dy të rinjve është për çdo lëvdatë , dhe gjesti i tyre duhet të jetë shembull për të gjithë se si duhet vepruar në situata të tilla./tvprizreni.info/

Gjiganti

Mos i humb

Bytyqi: Jemi të përkushtuar që të gjithë në Kosovë të përfshihen në arsimim dhe edukim

Opoja.net

Sot lansohet fushata “Të gjithë jemi këmbësorë”

Opoja.net

Takimi Merkel – Haradinaj, vendimtar për taksën dhe vizat

Opoja.net

Përmirësohet moti, sot temperatura më të larta

Opoja.net

Ish-luftëtari i UÇK-së detyrohet t’ua ndërpresë fëmijëve shkollimin (Video)

Opoja.net

MASHT-i: Testi i arritshmërisë për klasët e nënta do të mbahet më 31 maj

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net