Opoja.net

Lazio e Milani ndajnë pikët (Video)

Sport
Lazio e Milani ndajnë pikët (Video)

Lazio dhe Milani janë ndarë baras 1-1, në derbin e Serie A, të zhvilluar në Olimpico të Romës.

Goli i parë në ndeshje u shënua nga, Lucas Biglia, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për ta dërguar skuadrën e tij në pushim, me rezultat 1-0.

Në pjesën e dytë, Milan, filloi të kërkonte më shumë nga loja dhe tentonte të shënonte golin e barazimit.

Mirëpo, goli nuk erdhi deri në fund ta takimit, saktësisht në minutën e 85-të, kur shënoi Suso për 1-1.

Me rezultatin 1-1 përfundoi takimi, duke bërë që asnjëra skuadër të mos i marrë pikët e plota.

Lazio tani ka 44 pikë dhe gjendet në pozitën e gjashtë, ndërsa Milani në pozitën e shtatë me 44 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=HzYb0HF_PEw

Trajneri shqiptar infektohet me COVID-19

Kushtrim Guraj

Ujkani del pozitiv me Covid-19

Kushtrim Guraj

Lëndohet edhe një mbrojtës i Juventusit

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net