Opoja.net

Leart Paqarada kërkon nga tifozët që mos t’i fyejnë lojtarët e Kosovës

Sport
Leart Paqarada kërkon nga tifozët që mos t’i fyejnë lojtarët e Kosovës

Leart Paqarada ka folur për humbjen që Kosova pësoi në shtëpi ndaj Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja jonë u mposht 1-0 në Fadil Vokrri ndaj sllovenëve, mirëpo mbrojtësi ka thënë se tifozët nuk duhet t’i fyejnë lojtarët për shkak të humbjeve.

“Është fazë negative për skuadrën. Fazë e vështirë. Loja nuk ishte e keqe, na mungonin metrat e fundit. Është kohë ku duhet të jemi të bashkuar”, ka thënë Paqarada në Super Sport.

“Po, ishte humbje e madhe. Ishte dështim, mirëpo në këtë kohë duhet që e gjithë Kosova të jetë pozitive. Së fundmi marr shembull Rrahmanin, Muriqin, Rashicën – populli i ofendoi, flasim për lojtarë të cilët unë jam krenar t’i kem ata në skuadrën time”.

“Ata që luajnë, janë djem që kanë lindur në Kosovë dhe kanë plotësuar ëndrrën dhe nuk na takon t’i fyejmë. Këtu ku jemi, ata ishin lojtarët kyç që na sollën këtu. Duhet të jemi më pozitivë, t’i ndihmojmë njëri tjetrit dhe të mos jemi negativ”.

“Ndonjëherë në futboll futesh në një fazë ku nuk e kupton as vet ku është problemi. Ne në këtë fazë duhet të marrim mësim. Është fazë ku duhet qëndruar si bashku dhe të përkrahim njëri tjetrin”, ka shtuar më tej mbrojtësi i Kosovës. /Telegrafi/

Maldini e pranon intersin e Milan për Thauvin

Kushtrim Guraj

Shtyhet shorti i 1/16 së finales së Kupës

Kushtrim Guraj

Maradona nuk ‘mundi të prehej në paqe’, tifozët hynë në ndërtesën e presidencës, policia i largoi me dhunë ata

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net