Opoja.net

Lekaj tregon se ҫka do të ndodh nëse Haradinaj nuk votohet për president

Kosova
Lekaj tregon se ҫka do të ndodh nëse Haradinaj nuk votohet për president

Pal Lekaj ka folur në lidhje me zgjedhjen e Haradinajt president.

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, thotë se në rast se koaliconi qeverisës nuk arrinë të dakordohet që të votohet për president Ramush Haradinaj, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Këtë deklaratë, Lekaj e tha teksa shtoi se Haradinaj me liderët e vendit duhet ta ketë shtjelluar këtë temë.

“Nëse nuk bëhet ndonjë dakordancë që të votohet Haradinaj për president, vendi duhet të shkojë në zgjedhje pa dakordancë dhe pa kompromis”, tha Lekaj.

Ai tha se i pari i AAK-së ka takime me Thaçin, Veselin e Mustafën dhe në këtë drejtim “shtjellohen të gjitha çështjet për koalicionin dhe pengesat”.

“Aty me siguri është shtjellu edhe çështja e presidentit”, tha ai ndër të tjera.

Ndryshe, i pari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka shprehur ambicie për të parin e shtetit, ndërsa GP i partisë së tij ka deklaruar se nuk e votojnë askënd për tjetër president përveç kryetarit të partisë së tyre.

Rrëfimi i ish ushtares së UÇK-së nga Lezi i Prizrenit, Gjylsere Berisha

Opoja.net

Ministria e Financave ekzekuton pagesa masive për rimëkëmbjen ekonomike

Kushtrim Guraj

Shteti furnizohet me material për letërnjoftim e pasaporta

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net