Opoja.net

Lekaj u bën thirrje bashkatdhetarëve për kujdes në komunikacion

Kosova

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, u është drejtuar bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë për të kaluar festat e gundvitit, që të kenë kujdes në komunikacion.

Lekaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kërkuar nga bashkatdhetarët të mos e rrezikojnë jetën në komunikacion.

“Ejani në vendlindje, të gëzohemi bashkë, në të njëjtën kohë ju bëjmë apel që të respektoni rregullat e komunikacionit sepse familja ju pret!”, ka shkruar Lekaj.

Postimi i plotë i ministrit Lekaj

Thirrje për kujdes gjatë lëvizjes në komunikacion!

Bashkëqytetarë që jetoni e veproni në diasporë. Kosova, e veçanërisht familjet e juaja janë në pritje dhe të gëzuar që ju i vizitoni për festat e fundvitit.

Rrugët në Kosovë, shumë nga ato janë të ndërtuara, të sinjalizuara dhe të kalueshme. Mirëpo prapë kjo nuk nënkupton që duhet të rrezikoni veten dhe të tjerët në komunikacion, duke vozitur shpejtë, sidomos tani kur jemi në stinën e ftohtë të dimrit, sepse shpejtësia dhe mospërshtatja me kushtet në rrugë po dalin të jenë faktorët kryesorë të aksidentëve, disa nga të cilat edhe me fatalitet, siç ndodhi edhe në aksidentin e fundit, ku humbi jetën një qytetarë, duke e lënë familjen në pikëllim të përjetshëm.

Ne si Ministri, do të vazhdojmë që të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë, që të kemi rrugë të ndërtuara, të sinjalizuara dhe të mirëmbajtura mirë.

Duke ju thënë, ejani në vendlindje, të gëzohemi bashkë, në të njëjtën kohë ju bëjmë apel që të respektoni rregullat e komunikacionit sepse familja ju pret! /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

183 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shërohen 57 të tjerë

Opoja.net

Rritet çmimi i naftës

Opoja.net

42 anëtarë të Parlamentit Evropian letër Macronit, i kërkonë heqjen e vizave për Kosovën

Opoja.net

Masat anti Covid-19, Lutfi Haziri godet Hotin dhe Zemajn

Opoja.net

Rreth 40 për qind e mjeteve nga Pakoja Emergjente janë keqpërdorur

Opoja.net

Shteti gjerman nuk i njeh testet për coronavirus që bëhen në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net