Opoja.net

Liga e Kampionëve do të ketë një vijë të re ndarëse këtë edicion

Sport
Liga e Kampionëve do të ketë një vijë të re ndarëse këtë edicion

Pandemia ka sjellë një vijë të re ndarëse në Ligën e Kampionëve këtë sezon, që nis të martën mbrëma me ndeshjet e grupeve E, F, H dhe G.

Në fakt këtë edicion nuk janë më vetëm klubet super të pasura kundër të gjithë të tjerëve. Tani ka një ndarje midis klubeve që luajnë para tifozëve dhe atyre që luajnë në stadiume boshe.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Shtatë nga 16 ndeshjet që do të luhen të martën (sot) dhe të mërkurën do të kenë të paktën disa tifozë në tribuna, me më shumë se 20 mijë sish në ndeshjen mes Dynamo Kievit dhe Juventusit që nis në orën 18:55 (sot). Por me rritjen e numrit të rasteve me koronavirus në shumë vende të Evropës, situata mund të ndryshojë shpejt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

RB Leipzigu, një gjysmëfinalist sezonin e kaluar, anuloi disa bileta të hënën pasi pjesëmarrja maksimale e tifozëve në tribuna u shkurtua nga 8.500 në 999 për ndeshjen e së martës (sot) kundër Istanbul Bashakshehir. Disa nga skuadrat nikoqire të javës së ardhshme janë ende duke pritur për konfirmim nga autoritetet lokale para se të lëshojnë biletat në shitje. Rregullat lokale për anti-COVID-19 do të zbatohen në secilin vend, me disa kërkesa shtesë nga UEFA. Asnjë tifoz jashtë stadiumi nuk lejohet dhe stadiumet mund të kenë vetëm 30 për qind të tribunave me tifozë edhe nëse ligat kombëtare lejojnë numër më të madh të tyre.

The post Liga e Kampionëve do të ketë një vijë të re ndarëse këtë edicion appeared first on FaktePlus.

Messi te PSG? Al Khelaifi jep përgjigjen shumëkuptimëshe

Kushtrim Guraj

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së

Kushtrim Guraj

Arsenali e dominon Rapidin, vazhdon pa humbje në Europa Ligë

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net