Opoja.net
Meka Mish

Ligji për Qeverinë së shpejti, çka do të ndodhë me numrin e ministrive?

Reformat në Kosovë po vlerësohen si progres i lartë nga qeveritë dhe partnerët më seriozë ndërkombëtarë.

Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas, theksoi ditë më parë se reformat të cilat janë ndërmarrë nga Kosova janë mbresëlënëse dhe duhet të pranohen. Zyrtarët e Qeverisë thonë se Kosova së shpejti do të ketë edhe ligjin për Qeverinë.

Kosova së shpejti do të ketë ligj për Qeverinë. E tashmë vendi ynë e ka ligjin për organizimin dhe funksionalizimin e administratës shtetërore dhe ligjin e pagave.

Koordinatori nacional për reforma, Besnik Tahiri, thotë për RTK se ligji për Qeverinë parasheh në detaje rregullimin e të gjitha ministrive dhe zv.ministrave.

Ai konsideron se është e palogjikshme që në zyrën e kryeministrit të jenë 700 punëtorë të agjencive të ndryshme, prandaj kjo çështje do të rregullohet me ligj.

reformat në Kosovë po vlerësohen si progres i lartë nga qeveritë dhe partnerët më seriozë ndërkombëtarë.

Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas, theksoi ditë më parë se reformat të cilat janë ndërmarrë nga Kosova janë mbresëlënëse dhe duhet të pranohen.

Ai njëkohësisht ri-konfirmon mbështetjen financiare të Qeverisë Gjermane për Kosovën.

Edhe indeksi i Bankës Botërore e ka radhitur Kosovën të parën në Ballkanin Perëndimor për cilësinë e procesit të polikë-bërjes në Qeveri. Ndërkaq në nivel ndërkombëtar, nga 187 vende të botës Kosova renditet e 24-ta.

Mos i humb

Universiteti i Prizrenit bën thirrje që studentët të mos shqetësohen

Opoja.net

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Opoja.net

Mbyllet Universiteti i Prizrenit

Opoja.net

Lituania pro heqjes së vizave për Kosovën, Finlanda e rezervuar

Opoja.net

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 30 minuta pritje në Merdare

Opoja.net

Në Kosovë shënohet Dita e Popullsisë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net