Opoja.net

Liria-Gjilani, dueli i kartonave vendos penalltia

Sport
Liria-Gjilani, dueli i kartonave vendos penalltia

11 kartona të verdhë dhe 2 të kuq janë shpërndarë nga referi kryesor i ndeshjes Liria-Gjilani, Tefik Maloku. Ndërsa fituesin e duelit që u përshkua me tensionime të lojtarëve në fushë e vendosi një penallti në pjesë të dytë të takimit. 

Ka qenë Visar Berisha i Lirisë që qëlloi portën e mysafirëve nga pika e bardhë, për t’ia siguruar tre pikë bardhezinjëve nga Prizreni në këtë duel që doli të jetë më i nxehtë sesa që u mendua në fillim.

Gjilani ndeshjen e përfundoi me 2 lojtarë më pak në fushë. Leutrim Bekteshi e mori kartonin e parë të kuq, pas shkaktimit të penalltisë në minutën e 72-të të takimit (e verdha e dytë). E njejtë, dy të verdha në fund të ndeshjes i mori edhe Ylber Kastrati, kapiteni i gjilanasve. Gjilani në ndërkohë ka regjistruar humbjen e dytë me radhë, ndërsa Liria iu kthye fitores pas disfatës si mysafir në xhiron e shkuar.

Zyrtare: Stadiumi i Napolit merr emrin e legjendës Maradona!

Kushtrim Guraj

Nuk këndellet Arsenali, mundet edhe nga Wolves

Kushtrim Guraj

Me një super-organizim të apasionuarit e veturave festojnë “28 Nëntorin”, në Dragash

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net