Opoja.net
Meka Mish

Liverpooli e mposht Bayernin në Allianz Arena për të kaluar në çerekfinale

Liverpooli ka treguar se është një nivel më lartë se sa Bayern Munich duke e mposhtur me rezultat 3-1 për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 0-0 për ta lënë në sfidën e dytë dilemën e çerekfinalisti.

Ndeshja e dytë ishte më e hapur duke pasur raste nga të dyja anët.

Pjesëloja e parë u mbyll 1-1.

Fillimisht shënuan mysafirët me Sadio Mane që gjeti portën për 1-0, pasi pranoi një top afër zonës, shmangu portierin Manuel Neuer dhe me një parabolë kaloi edhe mbrojtësit që ishin afër vijës.

Nuk vonoi shumë dhe bavarezët e barazuan ndeshjen.

Ishte Joel Matip në tentim ta largojë topin shënoi në portën e tij (1-1).

Pjesa e dytë nisi më mirë për Bayern që kishin një rast të bukur, por nuk arriti ta shtyjë topin në rrjetë.

U desh të pritet minuta e 69-të që Liverpool ta gjejë golin e dytë. Harkimi i James Milner shkoi në kokën e Van Dijk që shënoi bukur për 2-1.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i tretë. Mohamed Salah asistoi bukur për Sadio Manen që shënoi për 3-1 në minutën e 84-të.

Deri në fund kishte raste, por jo gola, duke bërë që Liverpooli të kalojë në tetë më të mirat e Evropës. /Telegrafi/

Mos i humb

Akil Gjakova fiton medaljen e artë në “GP Budapest 2019” pas triumfit në finale ndaj xhudistit rus

Opoja.net

Pas Muriqit, Fenerbahce synon edhe Pajtim Kasamin

Opoja.net

Dani Alves është futbollisti i parë që fiton 40 trofe

Opoja.net

Avdijaj largohet nga Debreceni, rikthehet në Zvicër

Opoja.net

Zyrtare: Etrit Berisha prezantohet te Spal

Opoja.net

Erdhi nga akademia e Lirisë, Dellova konsiderohet si lojtar më perspektiv i Hajdukut

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net