Opoja.net

Liverpooli i prinë garës për transferimin e Milot Rashicës nga Werder Bremeni

Sport
Liverpooli i prinë garës për transferimin e Milot Rashicës nga Werder Bremeni

Milot Rashica është duke impresionuar me formën e tij te Werder Bremeni që nga viti 2018.

Skudra gjermane e transferoi anësori kosovar nga Vitesse për një shumë që besohet të jetë rreth 6.3 milionë funte.

Gjatë kësaj kohe në Bundesligë, 23-vjeçari ka bërë 64 paraqitje për Werder Bremenin, duke shënuar 23 gola dhe ka bërë 11 asistime.

Foto: Milot Rashica/Facebook

Kjo formë e tij e lartë nuk i ka shpëtuar syrit të zbuluesve të lojtarëve të Liverpoolit, që duan të transferojnë në Anfield Road.

Mirror raporton se Jurgen Klopp është një admirues i lojës së reprezentuesit të Kosovës, derisa në garë për të është edhe Aston Villa.

Vlera aktuale e Milot Rashicës në tregun e transferimeve është 35 milionë euro, shumë kjo e përballueshme për Liverpoolin. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Juventus arrin marrëveshje me Veronan për Kumbullën

Kushtrim Guraj

Real Madrid me ofertë të madhe për Havertz

Kushtrim Guraj

United beson në marrëveshjen me Pogbën

Kushtrim Guraj

Arbër Zeneli nostalgjik për topin

Kushtrim Guraj

Vdes Steve Priest, basisti i bendit “The Sweet”

Kushtrim Guraj

Leipzig planifikon ta zëvendësojë Wernerin me Rashicën

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net