Opoja.net

Liverpooli mendon për portugezin Ruben Semedo

Sport
Liverpooli mendon për portugezin Ruben Semedo

Liverpooli javë më parë mori një lajm aspak të mirë, pasi qendërmbrojtësi kryesor i tyre Virgil Van Dijk pësoi një lëndim të rëndë.

Mbrojtësi holandez pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth gjashtë muaj, teksa The Reds po kanë probleme në mbrojtje.

Shumë emra janë përfolur për qendrën e mbrojtjes, por duket se kampioni në fuqi i Anglisë nuk do të shpenzojë shumë për atë pozitë.

Emri i ri në listën e trajnerit Jurgen Klopp është ai i mbrojtësit qendror portugez Ruben Semedo.

26-vjeçari zhgënjeu në Spanjë me Villarealin dhe Huescan, por ai po shkëlqen tani në Greqi te Olympiacosi.

Klopp e ka parë lojtarin në disa ndeshja dhe ka mbetur i kënaqur nga aftësitë e tij.

Mediat angleze kanë raportuar se Liverpool është gati të dalë me një ofertë në drejtim të klubit grek për mbrojtësin qendror.

The Reds janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 15 milionë euro për transferimin e Semedos.

Kjo shumë duket se do ta kënaq Olympiacosin që një vit më parë shpenzoi vetëm 4,5 milionë euro për transferimin e lojtarit.

The post Liverpooli mendon për portugezin Ruben Semedo appeared first on FaktePlus.

U zhvillua ndeshja revyale për nder të 28 Nëntorit ndërmjet Veteranëve të futbollit dhe FSK-së

Opoja.net

Urimi i kapiteni legjendar për 28 Nëntor

Kushtrim Guraj

Vendimet e fundit të Komisionit Disiplinor, e pësojnë Trepça ’89, Llapi dhe Feronikeli

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net