Opoja.net

Lllogaritë private në Instagram mund të mos jenë aq të sigurta

Teknologji
Lllogaritë private në Instagram mund të mos jenë aq të sigurta

Arsyeja që disa njerëz i vendosin si ‘private’ llogaritë e tyre në Instagram është sepse ata duan që ndonjë i huaj i rastësishëm të mos shohë postimet e tyre.

E vetmja mënyrë për të parë një llogari private është nëse pronari ju lejon të keni qasje në të, ose të paktën kështu duhej të ishte.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Sipas një zbulimi të kohëve të fundit nga BuzzFeed News, rezulton që postimet tuaja private në Instagram mund të mos jenë aq private, në fund të fundit.

Sipas gjetjeve të tyre, duket se duke shfletuar një profil në Instagram dhe duke inspektuar kodin burimor të faqes në internet, në të vërtetë mund të gjesh URL-në e imazhit që është në llogarinë përkatëse, nga e cila më pas mund ta ndash me të tjerët.

Kjo do të thotë që nëse po ndiqni llogarinë private, mund të gjeni burimin dhe ta lidhni me figurën ose videon me të tjerët që të mund ta shikojnë atë, edhe nëse nuk janë duke ndjekur atë llogari.

Kur BuzzFeed News kontaktoi Facebook (që posedon Instagram), kompania dukej se sugjeronte që ky ishte me të vërtetë një gabim dhe la të kuptohej se me të vërtetë nuk kishte shumë çka mund të bënin për këtë.

Në një deklaratë të bërë nga një zëdhënës i Facebook, “Sjellja e përshkruar këtu është e njëjtë me marrjen e një fotografie të një shoku në Facebook dhe Instagram dhe shpërndarjen e saj me njerëzit e tjerë. Kjo nuk do t’u japë njerëzve qasje në llogarinë private të një personi. ” /Telegrafi/

Në një katër persona shprehet se ata do të “humbin gjithçka” nëse humbin telefonin

Opoja.net

BMW kundër Audi në borë, shikoni cila fiton

Opoja.net

Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net