Lokalet nuk po e ndalin punën, në Vushtrri po vazhdon “festa”

Kosova
Lokalet nuk po e ndalin punën, në Vushtrri po vazhdon “festa”

Në Vushtrri vazhdon “festa”, lokalet nuk po e ndalin punën.

Ndonëse mbrëmë në Prishtinë u mbyllen disa lokale të cilat nuk respektonin vendimin e fundit të Qeverisë, në luftën kundër COVID-19, sonte në Vushtrri assesi nuk po ndalet ‘festa’.

Sërish është Budapest Club në Vushtrri, i cili po vazhdon punën ani pse me vendimet e Qeverisë atyre nuk u lejohet kjo gjë.

Kjo nuk është hera e parë që ky Club, po punon duke shkelur masat që janë ndërmarrë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Madje në paralajmërimet e tyre në rrjetin social Facebook, thuhet se mbrëmja muzikore fillon në orën 18:00 dhe mbaron në orën 23:00.

Aty përveç që është ambient i mbyllur, nuk ka as distancë sociale e as ndonjë masë tjetër e cila parandalon përhapjen e virusit korona.

Humb jetën tragjikisht djali i dëshmorit nga Deçani

Opoja.net

Gjysma e qytetarëve do të mund të tërheqin nga Trusti mesatarisht vetëm 31 euro

Opoja.net

Veliu raporton para deputetëve për hyrjen e ushtrisë serbe në Karaçevë

Opoja.net

Vetëm dy anëtarë të Qeverisë shkojnë në Kuvend në seancën për arsimin

Opoja.net

Gjysma e qytetarëve do të marrin vetëm 31 euro nga Trusti, nëse kalon ligji

Opoja.net

Inatet politike lënë bizneset pa përkrahje financiare

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net