Opoja.net

Luan Krasniqi parashikon fituesin e super meçit Joshua-Ruiz Jr

Sport
Luan Krasniqi parashikon fituesin e super meçit Joshua-Ruiz Jr

Boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi është i fundit që ka komentuar meçin e madh të peshave të rënda mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr.

Joshua dhe Ruiz do të zhvillojnë revanshin mes tyre pasi boksieri amerikano-meksikan fitoi të gjithë trofetë e peshave të rënda në qershor.

Revanshi mes dy ‘bishave’ pritet të zhvillohet më 7 dhjetor në Arabinë Saudite dhe ka tërhequr shumë interesim.

Sikurse anglezi Joshua, edhe Ruiz Jr janë të bindur në fitoren e tyre këtë takim pasi kanë besim të madh tek vetja.

Parashikimin e këtij meçi e ka dhënë edhe boksieri shqiptar, Luan Krasniqi, me anë të një postimi në profilin e tij privat në Facebook.

“Mendimet se kush do ta fitojë duelin, janë mjaft të ndara – madje edhe me ju”.

“Personalisht besoj se Anthony Joshua do të dalë nga ringu si fitues. Megjithatë, parakusht është që ai të jetë i zgjuar dhe i kontrolluar”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Klubet e mëdha evropiane pas Tonalit

Opoja.net

Liverpool mposht Man Utd, thellon diferencën në krye

Opoja.net

Messi i kërkon Barcelonës ta transferojë Agueron

Opoja.net

Milionat që i fitoi McGregor për 40 sekonda në Las Vegas

Opoja.net

Nora Gjakova, xhudistja më e mirë e Kampionatit Shtetëror

Opoja.net

Xhaka dhe Mustafi titullar kundër Sheffield United

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net