Opoja.net

Macron përfundon vizitën dyditëshe në Serbi

Rajoni

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron përfundoi sot vizitën dy ditore në Serbi, ndërsa nga aeroporti “Nikola Tesla” në Beograd e përcolli presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, raporton Anadolu Agency (AA).

“Faleminderit për gjithçka, i dashuri mik Emmanuel Macron”, shkroi Vuçiç në profilin e tij në Instagram.

Në ditën e dytë të vizitës, Macron dhe Vuçiç biseduan me përfaqësuesit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të të Rinjve (RYCO), e cila është formuar në vitin 2016 në Samitin e Berlinit në kuadër të Procesit të Berlinit.

Pas takimit, presidenti i Serbisë deklaroi se takimi i radhës i Beogradit dhe Prishtinës në prani të presidentit Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel duhet të jetë në shtator.

“Duhet kohë për të folur përsëri për disa njerëz të vjetër, urrej ta transferoj fajin në anën tjetër dhe të flas për taksat dhe nuk e di se çfarë, le të presim që fuqitë e mëdha të bëjnë gjërat e tyre, kështu që do të dalim me atë që është e jona”, tha Vuçiç.

Paraprakisht Macron dje, në ditën e parë të vizitës, në konferencën për media me Vuçiçin theksoi se Bashkimi Evropian doemos duhet të reformohet, që të jetë e gatshme për shtete anëtare të reja dhe se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës e cila do të ishte kompromis, global dhe test afatgjat edhe për vetë Evropën.

Loading...

Mos i humb

Punëtorët nga Ballkani po japin kontribut për tregun gjerman të punës

Opoja.net

Gjermania në kërkim të 472 mijë punëtorëve, këto janë profilet më të kërkuara

Opoja.net

Refugjatët po futen më shpejt në tregun gjerman të punës

Opoja.net

Mërgimtarit kosovar i vidhen gati 10 mijë euro

Opoja.net

Mërgimtari gjobitet 1150 euro në Serbi

Opoja.net

Nga janari i vitit 2020 lehtësohet punësimi për emigrantët në Gjermani

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net